Chelsea me plan të ri për transferimin e Higuain
Chelsea janë të bindur se mund të kompletojnë transferimin e Gonzalo Higuain nga Juventusi këtë verë, për një çmim më të ulët se 36 milionë euro, shkruan ESPN.
Sport
31 vjeçari iu bashkua Chelsea në afatin kalimtar të dimrit, duke ndërprerë huazimin te Milan për të kaluar në Premierligë.
‘Blutë’ e Londrës kanë arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e Higuain deri në fund të sezonit, me opsionin me të drejtë blerje për 36 milionë euro, shkruan lajmi.net.
Skuadra e drejtuar nga Sarri, do të kërkojë të ulet në tavolinë me Juventusin, për të negociuar këtë çmim, duke kërkuar zvogëlimin e tij.
Higuain ka shënuar dy gola në katër paraqitje te Chelsea./Lajmi.net/