Chelsea me ofertë befasuese, gati 175 milionë euro për Haaland

Erling Haaland vazhdon të jetë lojtari më i kërkuar në Evropë.

Sport

13/07/2021 12:56

Erling Haaland është bërë protagonisti kryesor i këtij afati kalimtar veror ku sipas mediave të ndryshme ai mund të largohet nga Borussia Dortmund.

Ditë më parë ishte Drejtori ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, i cili deklaroi se Haaland do të qëndrojë në “Sigal Iduna Park” pavarësisht ofertave të larta për të.

Por, sipas të përditshmes gjermane “BILD”, Chelsea po planifikon ta bëjë një ofertë befasuese për Dortmundin, transmeton lajmi.net.

Sipas artikullit, “The Blues” kanë përgatitur hiç më pak se 175 milionë euro për ta sjell norvegjezin në “Stamford Bridge”.

Për ta financuar blerjen e Haaland, Chelsea ka në plan të arkëtojë maksimumi 104 milionë euro nga tre lojtarë, Callum Hudson-Odoi (i vlerësuar nga 20 deri në 30 milionë), Hakim Ziyech (28-38 milionë) dhe Tammy Abraham (23-36 milionë).

Mbetet ende për tu bindur Borussia Dortmund, por me një ofertë të tillë gjithçka mund të ndodhë./Lajmi.net/