Chelsea me hendikep të madh para ndeshjes me Crystal Palace

N'Golo Kante do të humbasë ndeshjen e Chelseat me Crystal Palace këtë javë për shkak të një dëmtimi tek muskujt, ka konfirmuar Frank Lampard.

Sport

06/07/2020 16:02

Mesfushori francez do ta humbasë ndeshjen të martën pasi çaloi gjatë fitores 3-0 ndaj Watford të shtunën në mbrëmje.

Kante u largua 12 minuta pa përfunduar ndeshja, dhe tani menaxheri i Bluve, Lampard ka thënë se do të humbasë derbin në Londër dhe gjithashtu mund të jetë jashtë për ndeshjen e Premierligës në fundjavë, kundër Sheffield United, transmeton lajmi.net.

Lampard tha në konferencën për shtyp: “Kante nuk do të jetë në skuadër. Ai ka dëmtuar muskulin. Është një dëmtim i një niveli të ulët, kështu që ne shpresojmë se do të jetë një javë apo pak më shumë”.

“[Mateo] Kovacic stërviti me ne sot por ai nuk është i gatshëm për këtë lojë, shpresojmë për atë të radhës. Tomori nuk është ende gati. Ai pati një pengesë të vogël në trajnim. Shpresojmë që ai të kthehet javën tjetër”. /Lajmi.net/