Chelsea lehtësisht mposht Morecambe dhe kualifikohet në raundin tjetër të FA Cup

Chelsea ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të FA Cup duke mposhtur në shtëpi Morecambe.

Sport

10/01/2021 16:20

“Blutë” dominuan tërësisht duke shënuar fitore me rezultat bindës 4 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte Mason Mount që pas asistimit të Hudson-Odoit zhbllokoi shifrat (17′).

Një minutë para përfundimit të pjesës së parë, sulmuesi Timo Werner me në fund pas një kohe të gjatë gjeti rrugën drejt golit pas asistimit të Kai Havertz (44′).

Kurse, gjatë 45-minutëshit të dytë ishte Hudson-Odoi që nga asistimi i bukur i Ziyech trefishoi shifrat (49′).

Fitoren e vendasve e vulosi Havertz në minutën e 85-të.

Me këtë fitore, Chelsea është kualifikuar në raundin e 1/16 të finales së FA Cup./Lajmi.net/