Chelsea konfirmon lëndimin e Emerson, ja sa do të mungojë

Chelsea ka konfirmuar se mbrojtësi i majtë i Italisë, Emerson Palmieri do të jetë jashtë fushave për të paktën katër javë.

Sport

25/09/2019 08:41

Lojtari me origjinë braziliane çaloi gjatë ndeshjes në Premierligë kundër Liverpool në fundjavë.

“Emerson tani nuk do të kthehet deri pas pushimit tjetër ndërkombëtar”, shpjegoi menaxheri i Chelseat, Frank Lampard, përcjell lajmi.net.

“Do të kalojnë disa javë sepse është përsëritja e një dëmtimi, kështu që duhet të jemi pak të kujdesshëm me të”.

Kjo do të thotë se Emerson do të humbasë ndeshje në Premierligë, Ligën e Kampionëve dhe kualifikimet e Euro 2020. /Lajmi.net/