Chelsea kërkon vetëm fitore përballë Aston Villës, formacionet e mundshme

Sonte përballen Chelsea dhe Aston Villa.

Sport

11/09/2021 11:21

Chelsea e pret në “Stamford Bridge” Aston Villën sonte nga ora 18:30, shkruan lajmi.net.

“The Blues” vijnë në këtë ndeshje pas barazimit 1-1 me Liverpoolin, dhe kërkojnë të rikthehen te fitoret në mënyrë që të mbesin në hap me ekipet tjera pasi aktualisht kanë shtatë pikë.

Në anën tjetër edhe Aston VIlla e ka nisur mirë këtë sezon pasi ka katër pikë, dhe sonte synon të bëjë befasi dhe të marr të paktën një pikë përballë një kundërshtari shumë të fortë.

Ekipi i Thomas Tuchel do të paraqitet në këtë duel pa Reece James dhe Christian Pulisic, ndërsa në dyshim janë edhE N’Golo Kante e Thiago Silva.

Formacioni i mundshëm i Chelseas: Mendy; Christensen, Chalobah, Rudiger; Azpilicueta, Kovacic, Jorginho, Alonso; Havertz, Lukaku, Mount

Formacioni i mundshëm i Aston Villës: Steer; Cash, Konsa, Mings, Targett; Bailey, McGinn, Luiz; El Ghazi; Ings, Watkins /Lajmi.net/