Chelsea kërkon Riberyn

Chelsea është e interesuar për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.

Merkato

26/11/2015 08:31

Pronari i Chelseas, Roman Abramovich e ka shndërruar mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery në objektivin kryesor për transferim gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediave angleze, francezi mund të largohet nga Allianz Arena ku ende nuk është rikuperuar nga lëndimi, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, “Blues” janë të gatshëm të paguajnë rreth 45 milionë funte për transferimin e tij në Stamford Bridge.