Chelsea informon klubet italiane për Emersonin
Chelsea ka informuar klubet italiane si Inter dhe Napoli se nuk do ta huazojnë mbrojtësin Emerson dhe duan vetëm shitjen.
Sport
Ish mbrojtësi i Romës nuk ka vend në planet e Frank Lampard dhe është i lidhur me rikthimin ne Seria A, transmeton lajmi.net.
Chelsea i ka informuar klubet e interesuara se Emerson do largohet nëse paguhet vlera e kërkuar dhe në formë huazimi vetëm nëse është me obligim blerje në muajin qershor.
Napoli dhe Interi janë në garë për italianin, derisa “Blutë” e Londrës i kanë vendosur vlerën e 12 milionë eurove./Lajmi.net/