Chelsea identifikon zëvendësuesin e Rudiger

Antonio Rudiger me shumë gjasë nuk do të vazhdojë kontratën e tij me Chelsea.

Sport

10/12/2021 14:22

Mbrojtësi gjerman, Rudiger, është i etur për një kontratë të re të majme, që i siguron rreth 400 mijë funte për javë.

Rudiger nuk po vë firmën e tij në kontratën e re me Chelsea, dhe ‘Blutë’ tani janë në kërkim të një lojtari që do të mbulonte hapësirat e lëna nga ai.

Raportime nga ‘Goal’ bëjnë të ditur se Chelsea po shqyrton opsionin e mbrojtësit Wesley Fofana, transmeton lajmi.net.

Fofana pëlqehet nga drejtuesit e londinezëve dhe do t’i kushtonte më pak arkave të klubit.

Gjithçka rreth transferimit të tij do të varet nga firma e Rudiger. /Lajmi.net/