Chelsea hedh poshtë mundësinë për largimin e Ross Barkley

Ross Barkley nuk do të largohet nga Chelsea.

Sport

17/01/2020 18:30

Mesfushori i ‘Bluve’, Barkley, duket se akoma është pjesë e planeve afatgjate të trajnerit Frank Lampard.

Me merkaton e janarit që po ecën, emri i mesfushorit të Chelsea shpesh është lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Stamford Bridge’.

Një mundësi të tillë e ka hedhur poshtë skuadra e Chelsea, duke shuar shpresat për skuadrat që pëlqejnë Barkleyn.

“Nuk ka diskutime këtu. Ross Barkley nuk shkon askund. Ai është lojtar i yni. Unë kam shumë besim në Ross” ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.

“Ky është një lajm që kam dëgjuar sikur gjithë të tjerët gjatë kësaj jave” ka shtuar trajneri i ‘Bluve’.

Përveç Ross Barkley, me një largim të mundshëm nga Chelsea lidhen edhe emra si Marcos Alonso, Emerson Palmieri e Olivier Giroud. /Lajmi.net/