Chelsea gjen alternativën e Erling Haaland, kushton 60 milionë euro
Chelsea është shumë i interesuar për të transferuar sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland në verë, por lojtari nuk është i vetmi opsion në listën e Thomas Tuchel.
Sport
Sipas AS, klubi londinez është duke shikuar edhe mundësinë e transferimit të sulmuesit së Real Sociedadit, Alexander Isak, transmeton lajmi.net.
Suedezi është duke shkëlqyer në “Euro 2020”, edhe pse nuk ka shënuar gol, falë paraqitjeve të mira ndaj Spanjës dhe Sllovakisë ka fituar vëmendjen e të gjithëve.
Chelsea do provojë të kompletojë transferimin e Isak, me lojtarin që në të kaluarën ka punuar nën urdhrat e Tuchelit te Dortmund.
Sipas Mundo Deportivo, Dortmund ka klauzolë të blerjes për 25 milionë euro, që është vlerë shumë më e ulët në kërkim me atë që duhet të paguajë Chelsea nëse e do në skuadër, pra 60 milionë euro.
E ardhmja e 21-vjeçarit me shumë gjasa do jetë larg Sociedadit, derisa pas “Euro 2020” do vendos të ardhmen./Lajmi.net/