Chelsea fitore minimale ndaj Newcastle, Tottenham barazon me Watford

Xhiroja e 9-të ka treguar tjetër zhgënjim nga Tottenham, kurse në këtë xhiro Chelsea morri tri pikë.

Sport

19/10/2019 17:54

Chelsea ka shënuar fitore minimale ndaj Newcastle, për tri pikët e xhiros së nëntë të kampionatit anglez, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi mbrojtësi spanjoll, Marcos Alonso, në minutën e 73’ të takimit.

Në anën tjetër, kriza po vazhdon për Tottenham dhe Mauricio Pochettino, të cilët përsëri nuk kanë gjetur rrugën për fitoren.

Spurs kanë luajtur baras para tifozëve të tyre, ndaj Watford, me rezultatin 1:1, shkruan lajmi.net.

Kjo ndeshje u zhbllokua me një gol të shënuar shumë herët, në minutën e 6’, nga Doucoure.

Rezultatin përfundimtar 1:1 e vendosi mesfushori anglez, Dele Alli, i cili shënoi në minutën e 86’.

Pas këtyre rezultateve, Chelsea merr pozitën e tretë, me 17 pikë, kurse Tottenham mban pozitën 7-të, me 12 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/