“Chelsea është skuadër defensive”, Tuchel i përgjigjet Pochettinos: Nuk dëgjoj çfarë flasin njerëzit

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel nuk mendon se skuadra është shumë defensive, pasi fitores 4 - 0 ndaj Juventusit.

Sport

24/11/2021 12:28

Kampioni i Evropës zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dje ndaj gjigantit italian dhe arkëtoi pikët e plota falë golave të Trevoh Chalobah, Reece James, Callum Hudson Odoi dhe Timo Werner, transmeton lajmi.net.

Edhe pse vetëm katër skuadra kanë shënuar më shumë se Chelsea në këtë garë këtë vit, rekordi defensivë është thjeshtë mahnitës, ku kanë mbajtur katër herë portën e paprekur dhe shënuar vetëm një herë.

“Chelsea ka skuadër defensive. Ata luajnë anash dhe kundërsulme”, deklaroi Pochettino kur u pyet për skuadrën londineze.

Mirëpo, Tuchel nuk mendon se Chelsea është defensive dhe këtë e bëri me dije pas ndeshjes, duke kritikuar deklaratën e teknikut argjentinas.

“Nuk dëgjojë shumë çfarë flasin njerëzit përreth. E shikoi skuadrën dhe stafin, ndihemi mirë dhe janë shumë të guximshëm në mbrojtje”.

“Posedojmë topin gjithmonë dhe provojmë të krijojmë shanse dhe të jemi të rrezikshëm. Pastaj vjen sezoni tjetër dhe ne provojmë ta rikrijojmë”.

“Nuk jemi shumë të shqetësuar se çfarë flasin njerëzit përne. Duam të jemi të fortë në çdo pjesë të lojës. Është pjesë e lojës, në disa momente duhet të mbrohesh dhe në disa hapësira duhet të sulmosh”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Chelsea ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër, derisa PSG-në sonte (e mërkurë) e pret një ndeshje e vështirë në udhëtim te Man City./Lajmi.net/