Chelsea e transferon për 50 milionë euro yllin e Ajax

Hakim Ziyech do të jetë synimi i Chelsea, me Frank Lampard që planifikon një goditje të madhe në tregun e transferimeve në afatin kalimtar.

Sport

11/02/2020 23:32

‘Blutë’ provuan transferimin e Ziyech edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por Ajax nuk ishin të gatshëm të lejonin largimin e tij në mes të sezonit.

Ziyech është i gatshëm të transferohet në Premierligë për të nisur një aventurë të re, dhe Chelsea do t’i ofrojnë deri në 50 milionë euro Ajaxit për shërbimet e tij shkruan ‘The Telegraph’, përcjell lajmi.net.

Chelsea në verën e vitit 2020 do të ketë në dispozicion 150 milionë euro për shpenzime.

Në mesin e emrave më të kërkuar, është edhe Jadon Sancho i Borussia Dortmundit./Lajmi.net/