Chelsea e pret në shtëpi Zenitin në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve, formacionet e mundshme

Sonte nis sezoni i ri i Champions League.

Sport

14/09/2021 12:47

Chelsea e pret në “Stamford Bridge” Zenit Petersburgun nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

“The Blues” janë kampion në fuqi dhe do të synojnë ta mbrojnë titullin e fituar.

Gjiganti anglez kërkon vetëm tre pikë sonte përballë Zenitit, përkundër që nuk mund të llogarit në N’Golo Kante e Christian Pulisicin që janë të lënduar.

Ekipi i Thomas Tuchel është përforcuar gjatë verës edhe me Romelu Lukakun dhe janë një ndër favoritët që ta fitojn sërish Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër Zeniti do të synojë të shkaktojë befasi sonte dhe të marr të paktën një pikë në shtëpi.

Formacioni i mundshëm i Chelseas: Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kovacic, Jorginho, Alonso; Havertz, Lukaku, Mount

Formacioni i mundshëm I Zenit Petersburgut: Kritsyuk; Sutormin, Lovren, Rakitskiy, Santos; Erokhin, Kuzyaev, Claudinho, Malcom; Dzyuba, Azmoun /Lajmi.net/