Chelsea e pastroi bërllokun
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se skuadra e tij e bëri bërllok duke humbur duelin e parë të Grupit E nga Basel, por e pastroi atë duke fituar dy duelet e radhës kundër Steaua Bukureshsit dhe Schalke 04. Gjiganti londinez mundi gjermanët me rezultat të thellë 3-0 të martën mbrëma dhe mori kryesimin…
Sport
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se skuadra e tij e bëri bërllok duke humbur duelin e parë të Grupit E nga Basel, por e pastroi atë duke fituar dy duelet e radhës kundër Steaua Bukureshsit dhe Schalke 04.
Gjiganti londinez mundi gjermanët me rezultat të thellë 3-0 të martën mbrëma dhe mori kryesimin në grup edhe pse me pikë të barabarta me kundërshtarin e fundit.
Por, Mourinho e ka konsideruar si fitore të rëndësishme suksesin ne Gelsenkirchen.
“Nëse e bëni bërllok (kundër Baselit), atëherë ju duhet ta pastroni, dhe ne e pastruam”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes.
“Ne kemi edhe dy ndeshje në shtëpi tani dhe jemi në pozitë të mirë për tu kualifikuar, dhe do të mundohemi të përfundojmë në krye. Kjo është fitorja e rëndësishme për ne”, u shpreh Special One.