Chelsea e ka gjetur zëvendësuesin e Hazard

Chelsea e di se në fund të këtij sezoni do ta humbet Eden Hazardin.

Merkato

22/04/2019 12:26

Chelsea është duke e kërkuar qysh nga tani zëvendësuesin e Eden Hazard, që do të kalojë te Real Madrid.

Skuadra londineze është duke tentuar ta transferojë Philippe Coutinhon nga Barcelona, por vetëm nëse i anulohet dënimi nga FIFA nga dy afate mos transferime të lojtarëve, përcjell aljmi.net.

Anësori brazilian ka dështuar ta tregojë veten te skuadra katalonase, andaj këta të fundit i duan 120 milionë euro nga shitja e tij.

Coutinho e di se nuk do të ketë më vend te Barcelona, andaj shumë lehtë mund ta pranojë transferimin te Chelsea. /Lajmi.net/