Chelsea dhe Liverpool në garë për skautin që gjeti Odegaardin dhe Viniciusin

Chelsea është në garë me Liverpoolin në përpjekje për të marrë shefin e skautimit të Real Madridit Juni Calafat.

Sport

20/02/2020 13:44

Trajneri i Bluve, Frank Lampard është i bindur se ai dëshiron t’i japë më shumë shanse të rinjve në ‘Stamford Bridge’.

Dhe sjellja e një skauti si Calafat do të përshtatej me këtë etikë, trasnmeton lajmi.net.

Braziliani është parë si arsyeja kryesore në rrjetin e zbulimit të Realit, duke u përqëndruar në Amerikën e Jugut.

Ai ka sjellë në ‘Santiago Bernabeu’ lojtarët si Fede Valverde, Martin Odegaard, Eder Militao, Vinicius Junior, Rodrygo dhe së fundmi mesfushorin Reinier.

Tani Telegrafi po raporton se Chelsea, së bashku me rivalët e Liverpool dhe Everton “kanë menduar të përpiqen të bindin” 45-vjeçarin Calafat. /Lajmi.net/