Chelsea dhe Inter nisin betejën për Marash Kumbullan
Sezoni i ri vështirë të thuhet se do ta gjejë Marash Kumbullan te Hellas Verona.
Sport
Chelsea dhe Inter do të sfidohen për të transferuar mbrojtësin premtues shqiptar raporton L’Arena, përcjell lajmi.net.
20 vjeçari ka lënë përshtypje të mëdha me fanellën e Hellas Verona këtë sezon në Serie A, dhe Inter thuhet se tashmë ka pasur kontaktet e para me drejtuesit e skuadrës nga ‘Marc’Antonio Bentegodi’.
Për t’i siguruar shërbimet e Kumbullas, Inter tani i duhet të mposht konkurrencën e Chelsea, që së fundi ka hyrë në garë për të.
Chelsea janë të gatshëm të paguajnë 23 milionë euro për Kumbullan./Lajmi.net/