Chelsea dhe Bayern në garë për yllin e La Liga

Bayern Munich dhe Chelsea do të kenë një garë të ashpër në merkato.

Sport

28/03/2020 18:45

 

Bayern dhe Chelsea janë në mesin e skuadrave që po ndjekin zhvillimin e yllit të Espanyol, Nicolas Melamed, transmeton lajmi.net.

Mesfushori ka bërë debutimin e tij me Espanyol në Ligën e Evropës këtë sezon, dhe ka fituar admirues në gjithë Evropën, përfshirë edhe Real Madrid e Barcelonën.

Akoma vetëm 18 vjeçar, Melamed ka bërë paraqitje të mira duke bërë që të flitet për një lëvizje të mundshme të tij, në muajt e ardhshëm.

Mbetet të shihet se cila nga skuadrat do ta fitojë garën për shërbimet e Melamed. /Lajmi.net/