Komuna e Skenderajt vazhdon mirëmbajtjen e hapësirave publike në gjithë territorin

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se po vazhdon me mirëmbajtjen e hapësirave publike në të gjithë territorin e komunës. Sipas njoftimit, ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko Natyra” janë të angazhuara në mirëmbajtjen e mjedisit përmes kositjes së barit, ujitjes dhe kujdesit të vazhdueshëm për sipërfaqet e gjelbra. Këto aktivitete kanë për qëllim ruajtjen e…

Lajme

15/07/2026 13:40

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se po vazhdon me mirëmbajtjen e hapësirave publike në të gjithë territorin e komunës.

Sipas njoftimit, ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko Natyra” janë të angazhuara në mirëmbajtjen e mjedisit përmes kositjes së barit, ujitjes dhe kujdesit të vazhdueshëm për sipërfaqet e gjelbra.

Këto aktivitete kanë për qëllim ruajtjen e mjedisit dhe krijimin e një ambienti më të pastër, më të rregullt dhe më të këndshëm për të gjithë qytetarët.

“Falënderojmë Ndërmarrjen Publike Lokale ‘Eko Natyra’ dhe punëtorët e saj për angazhimin dhe punën e palodhshme në mirëmbajtjen e hapësirave publike”, thuhet në njoftimi.