Chelsea dhe Barca avancojnë në negociatat për Aubameyang

Marrëveshja mes Chelsea dhe Barcelona për Pierre-Emerick Aubameyang është më afër se kurrë. Raportime të Albert Roge dhe Toni Juanmarti thonë se Chelse dhe Barca janë në rrugë të mirë për të finalizuar marrëveshjen për sulmuesin nga Gaboni, përcjell lajmi.net. Operacioni pritet t’i kushtojë skuadrës së Chelsea rreth 22 milionë euro. 5 milionë euro të…

Sport

22/08/2022 16:19

Marrëveshja mes Chelsea dhe Barcelona për Pierre-Emerick Aubameyang është më afër se kurrë.

Raportime të Albert Roge dhe Toni Juanmarti thonë se Chelse dhe Barca janë në rrugë të mirë për të finalizuar marrëveshjen për sulmuesin nga Gaboni, përcjell lajmi.net.

Operacioni pritet t’i kushtojë skuadrës së Chelsea rreth 22 milionë euro.

5 milionë euro të tjera, ‘Blutë’ e Londrës pritet t’i paguajnë në formë të bonuseve.

Barca, po aq sa Chelsea, është e interesuar të mbyll këtë marrëveshje, pasi i duhet hapësirë në strukturën e pagave.

Chelsea në anën tjetër kanë nevojë për një sulmues, pas largimit të Romelu Lukaku e Timo Werner. /Lajmi.net/