Chelsea cakton takimin e ri në tentim për nënshkrimin me De Ligt

Chelsea nuk po dorëzohet në ndjekjen e Matthijs de Ligt.

Sport

04/07/2022 18:01

‘Blutë’ e Londrës janë me telashe në mbrojtje pas largimit të Antonio Rudiger e Andreas Christensen.

Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta janë dy lojtarët e radhës që pritet ta lënë mbrojtjen e Chelsea.

Sipas mediave italiane, insistimi i ‘Bluve’ vazhdon të jetë te Matthijs de Ligt i Juventus, përcjell lajmi.net.

Londinezët kanë caktuar një tjetër takim për të vazhduar negociatat me lojtarin.

De Ligt nuk do të rinovojë kontratën me Juventus dhe gjatë javës së kaluar u konfirmua dëshira e lojtarit për largim.

Oferta e parë e Chelsea me 40 milionë euro + Werner ose Pulisic është refuzuar nga ‘Biankoneri’. /Lajmi.net/