Chelsea arrin marrëveshje personale me Kounde

Jules Kounde është afër të transferohet tek Chelsea.

Sport

27/07/2021 18:07

Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde është pranë transferimit në “Stamford Bridge” tek Cheslae.

Kounde llogaritet si njëri ndër mbrojtësit e rinj më të mirë në botë ku me paraqitjet e tij për skuadrën andaluziane ka mahnitur shumë klube evropiane.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Kounde dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje ku francezi ka pranuar të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026 me “The Blues”, transmeton lajmi.net.

Tani hapi tjetër mbetet Sevilla dhe negociatat kanë filluar por do të jenë të vështira pasi spanjollët kërkojnë shumë të madhe të parave për ta liruar Kounden nga “La Cartuja”./Lajmi.net/