Chelsea arkëton tri pikë nga udhëtimi në Watford

Chelsea ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë.

Sport

02/11/2019 20:22

‘Blutë e Londrës’ kanë shënuar fitore me rezultatin 1:2, në një terren të vështirë si ai i Watford, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Frank Lampard gjeti golin e epërsisë pas vetëm pesë minutave lojë, me anë të Tammy Abraham, i cili nuk ka të ndalur në këtë fillim sezoni.

Chelsea arriti të dyfishonte epërsinë në pjesën e dytë, kur Christian Pulisic gjeti golin në minutën e 55’.

Gerard Deulofeu rihapi ndeshjen në minutën e 80’, pas golit të shënuar nga penalltia, penallti që u akordua me ndihmën e VAR, por prap mbetet si e dyshimtë.

Gjithsesi, Chelsea në fund morri tri pikët, për tu ngritur në 23 pikë për pozitën e tretë dhe për të mbajtur hapin me Man City.

Watford ka vetëm pesë pikë, në pozitën e fundit në klasifikimin e Premierligës. /Lajmi.net/