Chelsea aktivizon mundësinë e vazhdimit me Giroud, lojtari edhe një vit në Londër

Sulmuesi francez, Olivier Giroud, duket se do të vazhdojë aventurën e tij në ‘kampin blu’ të Londrës.

Sport

20/05/2019 17:00

Giroud pritej se do t’i jepte fund rrugëtimit të tij me Chelsea këtë edicion, por lojtari do të mbetet në Londrën perëndimore deri në qershor të vitit 2020.

Chelsea kanë aktivizuar mundësinë për të vazhduar kontratën e tij, për një vit ekstra, duke e mbajtur atë edhe për sezonin tjetër, raporton ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

Ishte trajneri Maurizio Sarri ai që ka bërë të ditur dëshirën e tij për ta mbajtur lojtarin, por lojtari së fundmi fliste për një rikthim në Ligue 1.

Nice, Marseille dhe Lyon ishin tri nga skuadrat që kishin shprehur gatishmërinë për të nënshkruar me lojtarin.

Giroud do ta ketë testin e radhës me Chelsea në finalen e Ligës së Evropës, ku më 29 maj do të ketë përballë ish skuadrën e tij, Arsenal.

Në këtë kompeticion, Giroud ka shënuar 10 gola, duke qenë kryesori tek skuadra blu. /Lajmi.net/