Chelsea 2:2 Arsenal, notat e lojtarëve

Një dramë e vërtetë është zhvilluar në derbin londinez mes Chelseat dhe Arsenal, me ndeshjen që përfundoi baras 2:2.

Sport

21/01/2020 23:20

Në fakt Gunners luajtën me një lojtar më pak në fushë qysh nga minuta e 26’, kur David Luiz u ndëshkua me karton të kuq.

Jorginho dhe Azpilicueta shënuan për vendasit, kurse Martinelli dhe Bellerin për mysafirët, shkruan lajmi.net.

Lojtari më i dobët është vlerësuar N’Golo Kante me notën 6.0 pas gabimit në golin e parë, pa llogaritur mbrojtësin brazilian Luiz që luajti vetëm për 26 minuta.

Lojtari me notën më të lartë është Jorginho 8.0. /Lajmi.net/

Chelsea

Arsenal