Chamberlain rrezikon Botërorin
Mesfushori Alex Oxlade Chamberlain rrezikon të mungojë në Kampionatin botëror në Brazil. Ylli i ri anglez u dëmtua në miqësoren kundër Ekuadorit dhe pritet të mungojë për rreth dy javë.
Sport
Alex Oxlade Chamberlain pritet të mungojë për dy javë.
Testet mjekësore kanë treguar se lëndimi i gjurit që pësoi në ndeshjen miqësore kundër Ekuadorit të mërkurën konfirmuan se problemi nuk është aq i rëndë sa që pritej, por e lë selektorin Roy Hodgson me një vendim të vështirë para vetes, raporton Daily Mail.
Oxlade-Chamberlain ka një tërheqje të lehtë në ligamentet, por nuk ka pësuar qarje. Kjo nënkupton se 20-vjeçari, mesfushor i Arsenalit, do të jetë në dyshim serioz për të udhëtuar me ekipin në Brazil, për Kampionatin botëror.
Shpresa ekziston. Ndeshja e parë e Anglisë është të shtunën e ardhshme kundër Italisë në Manaus por Hodgson duhet të vendos nëse të rrezikojë në formën fizike të futbollistit i cili ka vuajtur shumë në edicionin e fundit, ose ta ftojë një zëvendësues.
Michael Carrick përmendet si zëvendësim i mundshëm.