Challandes shpërndan ftesat për lojtarët, por disa nga ta janë ende në pritje

22:18 | 22 Gusht 2019

Bernard Challandes ka filluar t’i dërgojë ftesat tek futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme (e enjte), trajneri zviceran i ka dërguar një pjesë të ftesave lojtarëve për dy ndeshjet e radhës ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Lojtarët që llogaritën si të ‘pa prekshëm’ tanimë kanë marrë ftesat, ndërsa një pjesë e tyre ende janë në pritje.

Telegrafi merr vesh se ftesat i janë shkuar lojtarëve si Florent Hadergjonaj, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Arijanet Muric, Fidan Aliti, Edon Zhegrova, Benjamin Kololli, Mirlind Kryeziu, Idriz Voca, Elbasan Rashani, Bersant Celina, Valon Berisha, Mërgim Vojvoda e Leart Paqarada.

Ndërkohë pjesa tjetër e ftesave do t’iu dërgohet futbollistëve vetëm pas ditës së hënë, ku fillimisht do të shikohet edhe në këtë vikend forma e tyre.

Kujtojmë që për këto dy takim Challandes do të ketë mungesa të mëdha, pasi mungojnë yjet si Herolind Shala, Hekuran Kryeziu, Arbër Zeneli dhe Milot Rashica.

Përfaqësuesja e Kosovës fillimisht do të luaj ndaj Çekisë më 7 shtator në Fadil Vokrri, ndërsa tri ditë më vonë luan në udhëtim te Anglia.

Grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës do të fillojë më 2 shtator.