Challandes: Ja çfarë biseduam me Rashicën pas ndeshjes me Bullgarinë

Milot Rashica kishte një paraqitje jo të mirë ndaj Bullgarisë, ndeshja e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Sport

30/03/2019 11:57

Ylli i Werder Bremen kishte shanse jashtëzakonisht të mira të shënonte ndaj bullgarëve, por fati ishte kundër tij.

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka zbuluar bisedën që e kishte me Rashicën pas ndeshjes:

”Më e rëndësishmja për mua është që të kemi raste shënimi, në fund futbolli është kështu”.

”Kam folur pas ndeshjes me Rashicën dhe ai më tha se pjesën e parë të sezonit në Gjermani kishte raste por nuk shënonte, ndërsa tani në pjesën e dytë të sezonit ka shënuar 6 gola, dhe Miloti më thotë godas topin dhe hyn gol. Ndaj Bullgarisë ai goditi topin, por nuk hyri gol. Nuk e di pse ndodhi kjo, por duhet të pajtohemi pasi ky është futbolli”.

”Nëse luajmë me kurajo dhe raste të shumta shënimi, do isha i kënaqur. Futbolli nuk është i lehtë, nuk është e lehtë të shënohet. Vetëm në këtë sport mund të shihni rezultate 1-0, 0-0. Futbolli është lojë e veçantë sepse është e vështirë për të shënuar. Ndonjëherë kemi raste, ndonjëherë godasim traversën. Për mua është e rëndësishme që të kemi raste, nëse nuk kemi ky do ishte problem”, u shpreh Challandes për ‘BlicInterview.