Çfarë shkruhej në shënimin e fundit që Mbretëresha Elizabeth i dedikoi Princit Philiph dje

Mbretëresha Elizabeth bëri një gjest të dashur për burrin e saj prej 73 vjetësh, duke vendosur një shënim bashkë me kurorën e luleve mbi arkivolin e Dukës së Edinburgut gjatë funeralit të tij dje. Ishte i paqartë të lexohej i gjithë shkrimi megjithatë shihej se ajo e nënshkroi me pseudonimin “Lilibet” – një emër me të cilin i flisnin në fëmijëri.

Bota

18/04/2021 18:57

Por Princi Philip mendohet të ishte personi i vetëm që vazhdonte ta thërriste me këtë emër.

Ndërsa kurora përmbante zambakë të bardhë, trëndafila të vegjël të bardhë, freesia të bardha, lule dylli të bardha dhe jasemin.

Pallati nuk pranoi të komentonte mbi detajet personale të letrës, duke thënë se “është private”.

Gjatë varrimit, mbretëresha mbajti zi për burrin e saj, duke ulur vetëm në një stol të kishës St.George.

Në përputhje me udhëzimet pandemike, Mbretëresha dhe pjesëmarrësit e tjerë kishin maska në fytyrë dhe ruanin distancën.