Çfarë po ndodhë me Timo Werner?

Sulmuesi i Chelsea, Timo Werner, nuk është duke përjetuar formë të mirë që nga transferimi në Angli, pavarësisht se e nisi mirë aventurën atje.

Sport

26/12/2020 22:00

Timo Werner si duket po përjeton një ‘thatësi’ golash, gjermani nuk di të shënoi në 10 ndeshjet e fundit, transmeton lajmi.net.

Gjermani u zëvendësua në fund të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Arsenal në kuadër të xhiros së 15-të të Premierligës, ndeshje të cilën Chelsea e humbi me rezultatin 3 – 1.

Por, edhe statistikat nuk janë në favor të tij, sidomos pas rasteve të pastra që humbi 24 vjeçari.

Aktualisht, ai ka pasur 20 goditje total, 8 shanse të pastërta dhe 0 gola në 10 ndeshjet e fundit.

Këto janë rastet e Werner të cilat nuk ka mundur të shënojë deri më tani./Lajmi.net/