Çfarë po ndodh? Pritet të vriten rreth 170 mijë shpendë

Rreth 170,000 shpendë do të vriten pasi autoritetet zbuluan  një  grip shumë ngjitës të shpendëve në një fermë në Holandën veriore, tha sot ministria e bujqësisë e vendit.

Bota

24/01/2022 15:16

Fermat që gjenden pranë zonës ku u zbuluan rastet me grip do të mbyllen derisa lloji i gripit “H5N1” të testohet për të parë nëse është përhapur, njofton ministria.

Në të njëjtën kohë, u gjet dhe një tjetër vatër gripi, në një fermë në provincën jugore të Brabantit të Veriut, thotë Ministria e Bujqësisë në një njoftim të veçantë.