Çfarë po ndodh në Mitrovicë? – Armend Muja me thirrje të veçantë për mitrovicasit që të dalin të votojnë: Moment i veçantë në historinë politike të Kosovës
Deputeti i VV-së nga Mitrovica, Armend Muja ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë. Ai ka ftuar në veçanti qytetarët e Mitrovicës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, proces të cilin e ka konsideruar si më të rëndësishmin për Kosovën dhe Mitrovicën. “Ju ftoj që sa më masivisht në numër,…

Lajme
Deputeti i VV-së nga Mitrovica, Armend Muja ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë.
Ai ka ftuar në veçanti qytetarët e Mitrovicës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, proces të cilin e ka konsideruar si më të rëndësishmin për Kosovën dhe Mitrovicën.
“Ju ftoj që sa më masivisht në numër, të gjithë anëtarët me të drejtë vote që të shfrytëzoni këtë moment të veçantë në historinë politike të Kosovës. I bëj thirrje të gjitha lagjeve të Mitrovicës, nga Bajri tek Shipoli, Zhabari, Ilirida, Suhodolli, qendra, e gjithë Shala e Bajgorës që të dalin në votime para mbylljes së qendrave të votimit”, ka thënë Muja në një video.
Shumë deputetë e akterë politikë të VV-së, po vazhdojnë të bëjnë thirrje për të dal për të votuar. /Lajmi.net/