Çfarë ndodh nëse Chelsea humb sot nga Bournemouth?

Skuadra e Chesleat zhvillon ndeshjen e radhës në Premier League kundër Bournemouth e vlefshme për javën e 35-të. Në stadiumin “Vitality”, Blutë e Londrës do ta kenë të vështirë këtë takim, duke parë edhe formën ekipi i Frank Lampard rrezikon edhe sot ta pësojë një tjetër humbje, shkruan Lajmi.net Çfarë ndodh nëse Chelsea pëson një…

Sport

06/05/2023 11:57

Skuadra e Chesleat zhvillon ndeshjen e radhës në Premier League kundër Bournemouth e vlefshme për javën e 35-të.

Në stadiumin “Vitality”, Blutë e Londrës do ta kenë të vështirë këtë takim, duke parë edhe formën ekipi i Frank Lampard rrezikon edhe sot ta pësojë një tjetër humbje, shkruan Lajmi.net

Çfarë ndodh nëse Chelsea pëson një tjetër humbje në Premier League?

Nëse ekipi nga Londra pëson sot nga Bournemouth, atëherë do humbasin pozitën e 12-të, pasi pikërisht kundërshtari i sotëm do të shkonte në kuotën e 42 pikëve.

Por, në rast se Wolves mposht Aston Villën, ndeshje kjo që zhvillohet në të njëjtin orar (16:00), atëherë Chelsea do të përfundonte në pozitën e 14-të, vetëm katër vende larg zonës së rrëzikshme.

Kujtojmë që matematikisht gjasat që Blutë e Londrës të përjetojnë rënien nga Premier League janë të mundshme./Lajmi.net/