Çfarë ndodh kur një kanaçe e Coca-Cola takohet me llavën e nxehtë?

Videoja e mëposhtme ju tregon se çfarë ndodhë kur një kanaçe e pijes freskuese Coca-Cola takohet me llavën e nxehtë.

Fun

25/05/2014 23:57

Fotografi Bryan Lowry ka menduar: \”Çfarë do të ndodhte nëse një kanaçe e pijes freskuese Coca-Cola do të kalonte nëpër shtigjet me llavë të nxehtë?\”

Ai vendosi që të bëj një eksperiment në një vullkan në Hawaii. Njëra kanaçe pati një vrimë të vogël të shpuar në krye për të parandaluar kanaçen prej alumini nga shpërthimi. Kurse kanaçja tjetër mbeti e mbyllur në mënyrë perfekte.

Lowry përdori një kamerë GoPro për të xhiruar eksperimentin e tij, kështu që nuk e futi vetën e tij në rrezik nga llava e nxehtë.

Llava e sapodalur nga vullkani mund të arrijë temperatura prej 700 deri në 1200 gradë celsius. Sipas prodhuesve, Coca-Cola shërbehet më së miri në temperaturë 4 gradë celsius. Por çfarë ndodhë kur këto të dyja takohen së bashku?

Ndiqeni videon më poshtë: