Çfarë moti na pret në dy ditët e ardhshme?
Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit, duke kushtëzuar mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat ditën e premte vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Lajme
Siç njofton IHMK, temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius
“Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të dukshme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër disa territore, kryesisht ultësira, parashihet të ketë mjegull e cila do të jetë e paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/