Çfarë momenti! Ibrahimovic luan së bashku me djalin e tij te AC Milan U18

Ish-lojtari i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimovic luajti kundër të rinjve të Milanit, i përfshirë ishte edhe i biri i tij Maximilian. Pas një periudhe të gjatë jashtë fushave të blerta, Zlatan Ibrahimovic i është rikthyer stërvitjeve te kampioni aktual i Serie A, AC Milan, shkruan Lajmi.net Sulmuesi suedez po vuante nga një lëndim në…

Sport

15/02/2023 20:07

Ish-lojtari i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimovic luajti kundër të rinjve të Milanit, i përfshirë ishte edhe i biri i tij Maximilian.

Pas një periudhe të gjatë jashtë fushave të blerta, Zlatan Ibrahimovic i është rikthyer stërvitjeve te kampioni aktual i Serie A, AC Milan, shkruan Lajmi.net

Sulmuesi suedez po vuante nga një lëndim në gjurin e tij, dhe rikuperimi i morri kohë të gjatë.

Ibrahimovic ishte i përfshirë sot në ndeshjen stërvitore të skuadrës kundër të rinjve të Milanit. Milani zhvilloi një ndeshje stërvitore kundër lojtarëve të grupmoshës U18, ku krahas Ibrahimovic u përfshi edhe i biri i tij, Maximilian.

Suedezi, i cili mbush këtë vit plot 42 vjet, luajti kundër të birit të ti që ka 16 vjet.