Çfarë mendon Albatrit Muqiqi për femrat?!
I dashur për publikun dhe shumë i suksesshëm. Është ky Albatrit Muqiqi, këngëtari i cili përmes një postimi në Instagram ka treguar se çfarë mendon për femra.
ShowBiz
Këngëtari i njohur Albatrit Muqiq, ka postuar një fotografi ku shihet me nënën e tij, këngëtaren e njohur Merita Spahiu, ndërsa i ka uruar ditëlindjen nënës, ai ka lënë edhe një mbishkrim shumë interesant që i përfshin të gjitha femrat.
“Ne meshkujt mendojmë se i kemi femrat në dorë. Por, po harrojmë se prej kur lindim e deri sa të rritemi femra është ajo që na mban në duar”, ka shkruar Muqiqi. Transmeton lajmi.net