Çfarë mendojnë Sotir Nini e Panajot Kone për kualifikimin e Shqipërisë?

Nini dhe Kone do ta përcjellin Evropianin nga ekrani televiziv. Por, shtrohet pyetja: a janë bërë ata pishman që e zgjodhën Greqinë para Shqipërisë, e cila do të marrë pjesë në Evropian.

Sport

15/10/2015 20:59

Dy futbollistët shqiptarë, Sotir Nini (Sotiris Ninis) dhe Panajot Kone (Panagiotis Kone), vendosën të luajnë për Greqinë, duke e hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Kombëtares shqiptare,

Greqia e tyre pati një fazë dështuese kualifikuese për Evropian, duke e mbyllur këtë fazë në pozitën e fundit në grup, me vetëm një fitore të arritur, përcjell Zëri.

Kjo nënkupton se Nini dhe Kone do ta përcjellin Evropianin nga ekrani televiziv. Por, shtrohet pyetja: a janë bërë ata pishman që e zgjodhën Greqinë para Shqipërisë, e cila do të marrë pjesë në Evropian.