Çfarë i ka thënë Aguero Celinës pas asistimit?
Bersant Celina asistoi për Sergio Agueron në debutimin e tij në Premierligë.

Sport
Celina ka thënë se nuk ka biseduar me Sergio Agueron, pas ndeshjes ndaj Leicesterit.
Reprezentuesi kosovar ka treguar se ka marrë urime nga të gjithë lojtarët e Man Cityt, ndërsa pret që edhe Aguero t’ia thotë ndonjë gjë në stërvitjet e radhës.
“Jo, ai ishte pak i dëshpëruar me rezultatin. Por, të gjithë të tjerët më uruan mua. Jam i sigurt se ai do të më thotë ndonjë gjë në stërvitjen e ardhshme”, u shpreh Celina në një intervistë për TV2, përcjell GazetaOlle.