Çfarë është fitorja? Prishtina luan baras edhe ndaj Drenicës

Tjetër ndeshje pa fitore për skuadrën e Prishtinës.

Sport

24/02/2022 14:55

Skuadra e Prishtinës ka regjistruar edhe ndeshjen e pestë radhazi pa fitore, duke luajtur baras me Drenicën, shkruan lajmi.net.

Në udhëtimin në Skenderaj, Prishtina ka luajtur pa gola.

Ky barazim e lë Prishtinën thuajse pa shpresa për një vend në top treshe, kurse Drenica ruan tri pikë diferencë para kryeqytetasve.

Prishtina numëron 25 pikë në pozitën e gjashtë, kurse Drenica ka 28 pikë në një pozitë më lartë.

Pas 21 xhirove, Prishtina duket e humbur përbrenda kampionatit, me një situatë të dalë nga kontrolli. /Lajmi.net/