Çfarë duhet të dini para se të blini veturë klasike

Të ruani një veturë klasike mund të jetë e kushtueshme- kjo sepse pjesët janë shumë vështirë për t’u gjetur. Në anën tjetër një vetureje klasike zakonisht i rritet vlera me kohë, por përsëri duhet të mendoni me kujdes para se t’a bëni blerjen tuaj.

Auto & Tek

04/01/2016 16:57

Mësoni dallimin mes një vetureje “klasike” dhe “të vjetër”.

Veturat klasike zakonisht kanë nevojë për aq shumë vëmendje, sa që mund të shpenzoni më shumë kohë duke u kujdesur për to se sa duke i vozitur.

Blerësit e rinj, që nuk kanë blerë veturë me parë, është mirë të fillojnë me një veturë që nuk do shumë punë dhe vëmendje. Kjo sepse të kujdesesh për një veturë të këtij lloji do shumë ekspertizë dhe një buxhet të lartë.

Disa vetura të ashtuquajtura klasike janë thjesht vetura të vjetra, veçanërisht nëse nuk janë modele të rralla dhe përsëri kanë nevojë për shumë para që të riparohen.

Gjithmonë sigurohuni se po blini diçka që nuk do i ulet vlera menjëherë pasi t’a nxirrni nga dyqani, transmeton lajmi.net.

Zgjidhe veturën e duhur

Ndoshta e keni zgjedhur një model të caktuar të veturës klasike, por është e rëndësishme të definoni stilin tuaj të preferuar dhe t’i zgjeroni opsionet sa më shumë që është e mundur.

Zgjidhni diçka qe nuk është shumë e rallë, sepse do e keni problem të gjeni pjesë për të. Veturat klasike nga të ’80-at janë zgjedhja më e sigurt.

Dijini limitet tuaja mekanike

Njohuria dhe aftësia juaj mekanike është shumë e rëndësihmë kur jeni të interesuar për një veturë klasike. Mekaniku i specializuar në këto lloj veturash mund të jetë larg jush, dhe mund të kushtojë shumë. Prandaj është mirë t’i dini ca gjëra vetë.

Kujdes nga ndryshku

Nëse shihni ndryshk diku në veturën për të cilin interesoheni, duhet të rikonsideroni t’a blini atë. Edhe ekspertët më të mëdhenj të veturave klasike nuk marrin vetura që kanë ndryshk, sepse zëvendësimi i pjesëve është i madh, dhe mund të çojë tek humbja e karakterit të veturës./lajmi.net