Çfarë duhet të bëni nëse harroni të dilni nga shtëpia pa hedhur anti-djersë

Njerëzit mbartin cilësi, për t’i cilat i mbajmë mend gjatë.

Lifestyle

12/03/2019 13:40

Dikë mund ta identifikoni metra larg nga e ecura, dikë tjetër nga model ii flokëve që nuk e ndërron kurrë dhe një person mund ta njihni vetëm nga aroma që lëshon.

Thuhet se parfumi është tregues i personalitetit ndaj kur dilni nga shtëpia mos harroni të spërkasni pak nga aroma juaj e preferuar. Për ta intesifikuar sa më shumë aromën, ekspertët pohojnë  se të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës, si kremrat apo edhe anti-djersa të jetë e së njëjtës familje lulesh . Por ja që prej rutinës së shpejtë të mëngjeseve tona, na ndodh te harrojmë të aplikojmë anti-djersën, atë që është kryesorja.

E sigurtë që sapo ta kujtoni këtë detaj, mendja do t’ju rrijë aty gjatë gjithë kohës e do të ndjeni sikur mbani erë edhe nëse trupi juaj ende nuk ka filluar të djersijë. Megjithatë një truk i shpejtë do t’ju ndihmojë të ndiheni të freskëta, transmeton “Living.al”.

Çfarë duhet të bëni: Pasi të keni fshirë sqetullat me një letër të thatë, aplikoni pak nga xheli dizinfektant i duarve.

Pse funksionin: Aroma e trupit shkaktohet nga bakteret. Aplikimi i xhelit që përmban alkool dhe përbërës dezinfektues do të parandalojë  bakteret, përgjegjëse për erën e djersës.

Pra herën tjetër që të harroni anti-djersën, sigurohuni që në çantë të keni këtë produkt për të shmangur çdo situatë të pakëndshme.