Çfarë duan femrat tek një mashkull? Këto janë cilësitë që ua heqin trurin

Sipas disa studimeve të fundit është mësuar se cili lloj i mashkullit u pëlqen më shumë femrave.

Lifestyle

14/01/2022 09:09

Gratë e shekullit të 21-të po zgjedhin më shumë burra që kanë një fytyrë ‘bebeje’, pra një fytyrë të butë dhe një trup muskuloz, sipas një studimi të shkencëtarëve nga Universiteti i Queensland, transmeton lajmi.net.

Studiuesit i treguan një grupi prej 160 femrash foto të meshkujve dhe i pyetën se cila ishte më tërheqëse për ta. Doli se femrat moderne më së shumti “bien” mbi meshkujt e fortë, pra muskuloz dhe të gjatë.

Në foto, femrat nuk mund të shihnin fillimisht fytyrat e meshkujve, vetëm trupin e tyre të zhveshur dhe shumica e tyre tregonin dashuri për muskulaturën. Përveç muskujve, gjatësia u dëshmua të ishte një faktor i rëndësishëm, por jo aq sa forca.

Asnjë grua nuk tregoi një preferencë statistikisht domethënëse për burrat që dukeshin fizikisht më të dobët.

Dhe hulumtimet e mëparshme kanë treguar se femrat preferojnë një kombinim të një fytyre më të butë dhe një trupi të fortë. /Lajmi.net/