Çfarë do të kishte qenë jeta pa villat e jashtëligjshme në Brezovicë? – Prindon Sadriu përplaset me Flaka Surroin pasi ajo shkroi për xhipat e zinj
Drejtoresha e Grupit KOHA, Flaka Surroi është përplasur në Facebook me Prindon Sadriun, bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani. Kjo pasi gjatë ditës u raportua për veturat e shtetit dhe mbrojtjen e afërt për familjen e presidentes Osmani – kjo e fundit sulmoi ashpër mediat. Surroi të mërkurën ka shkruar një status në Facebook, ku thotë…

Lajme
Drejtoresha e Grupit KOHA, Flaka Surroi është përplasur në Facebook me Prindon Sadriun, bashkëshortin e presidentes Vjosa Osmani.
Kjo pasi gjatë ditës u raportua për veturat e shtetit dhe mbrojtjen e afërt për familjen e presidentes Osmani – kjo e fundit sulmoi ashpër mediat.
Surroi të mërkurën ka shkruar një status në Facebook, ku thotë “Çfarë do të ketë qenë jeta pa xhipa të zinj e mbrojtje të afër”.
Më pas atë e pyeti Prindon Sadriu, po çfarë do të kishte qenë jeta pa villat e jashtëligjshme në Brezovicë – duke aluduar për Veton Surroin.
Më poshtë debati mes tyre
Prindon Sadriu: cfarë do të kishte qenë jeta pa villat e jashtëligjshme në Brezovicë?
Flaka Surroi: ti e di SHUMË mirë që ne nuk kemi villë në Brezovicë, sepse ti e di kush është marrë me villa të jashteligjshme në Komunën e Shtërpces të udhëhequr nga Lista Srpska.
Prindon Sadriu, jo, une nuk di, as shume, as pak se a keni, a cka keni. Eshte pune e gazetareve qe t’i shikojne deklaratat tuaja te pasurise dhe qe t’i lexojne raportet e Auditorit te Pergjithshem.
Flaka Surroi e din, e din.
Prindon, e di që ka xhipa të zinj dhe shumë truproja. Atë që s’po e di është pse frika.