Çfarë ditë e keqe për mbrojtësin e Tottenham, shikuesit i fishkëllyen për paraqitjen e dobët

Skuadra e Tottenham Hotspur u mposht në shtëpi ndaj Bournemouth me rezultatin 2 me 3 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të në Premier League. Vëmendje të madhe në këtë ndeshje mori mbrojtësi, Davinson Sanchez – i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 35’të, kur skuadra vendase ishte duke fituar minimalisht 1…

Sport

15/04/2023 22:21

Skuadra e Tottenham Hotspur u mposht në shtëpi ndaj Bournemouth me rezultatin 2 me 3 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të në Premier League.

Vëmendje të madhe në këtë ndeshje mori mbrojtësi, Davinson Sanchez – i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 35’të, kur skuadra vendase ishte duke fituar minimalisht 1 me 0, shkruan Lajmi.net

Pas inkuadrimit të tij, skuadra e Spurs pranoi dy gola. Një në minutën e 38’të nga Vina dhe një në minutën e 51’të nga Solanke.

Prandaj trajneri vendosi që ta largonte Sanchezin qysh në minutën e 58’të, duke e zëvendësuar me Danjuma.

Kur ai po largohej nga loja, u fishkëllye nga tifozët vendas dhe kjo preku shumë mbrojtësin, i cili filloi të qante në stol.

Pas ndeshjes, foli edhe kapiteni i skuadrës nga Londra, Hugo Lloris: “Ndihem tepër keq për të. Nuk kisha parë diçka të tillë gjatë gjithë karrierës sime. Ai po lufton për Tottenham Hotspur për shumë vite me radhë”./Lajmi.net/