Çështja Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 17 dhjetor 2021

Deri më 17 dhjetor të këtij viti është koha kur Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të dorëzojë dosjen paraprake në rastin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit  dhe Jakup Krasniqit.

Lajme

01/11/2021 13:58

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se gjykatësi i procedurës paraprake në këtë çështje, Nikola Giju ka urdhëruar ZPS-në që deri më 17 dhjetor të dorëzojë dosjen e saj paraprake, shkruan lajmi.net.

“Gjatë konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, më 29 tetor, gjykatësi i procedurës paraprake në këtë çështje, Nikola Giju, me vendim gojor urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 17 dhjetor 2021 të dorëzojë dosjen e saj paraprake”, thuhet nga Dhomat e Specializuara.

Kujtojmë se aktakuza ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020.

Seanca e fundit e Speciales ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u përcoll me tensione të ashpra.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson filloi me akuza ndaj prokurorisë e cila sipas tij ka gënjyer gjatë gjithë kohës në këtë proces duke i mbajtur krerët e UÇK-së në burg, shkruan lajmi.net.

“Në qoftë se ka një elefant në dhomë. Ka diçka që nuk është në agjendë. Prokuroria është organ që mori vendimin që të arrestonte këta burra, dhe ata kërkuan mbajtjen e tyre të ndaluar më shumë se një vit. Disa gjëra duhet të vendosen tani. Prokuroria ka gënjyer. Prokuroria u bindi juve që këta burra që janë në ndalim duhet të mbeten të tillë dhe deri në fund të vitit do të kishte zhvillime dhe do të ishin gati për nisjen e gjykimit. Kjo nuk është e vetmja gënjeshtër. Ju na akuzoni se po ju çorientojmë. Do t’iu jap edhe një tjetër shembull të qasjes së prokurosië. I nderuar gjykatës ka një vit që këta burra janë në burg dhe jam i bindur që Prokuroria do të vazhdojë që të tentojë t’iu bind juve që kjo të vazhdojë. Me gjithë respektin ju dëgjoni me ëndje dhe nuk kërkoni asnjë shpjegim lidhur me atë që premton ZPS-ja. Gjykata po jep pamjen shumë të keqe sa i takon individëve që janë të ndaluar. Në korrik ata thanë që janë në drejtimin e duhur”, tha avokati Emmerson.

Madje ai kritikoi edhe gjykatësin, që sipas tij duhet të reagojë ndaj këtyre sjelljeve të Prokurorisë.

“Të gjitha provat të cilat ZPS thotë që do të nxjerren në gjykim. 80% janë nxjerrur që prej kohës që ata ju gënjyen juve. Pra nëntë muajt e parë të mbajtjes në burg ishin një gënjeshtër. Po të isha unë në pozicionin tënd do të merrja vendimin dhe do të shikoja linja të tjera. Ndërkohë do të doja gjeja zgjidhje tjera ndërkohë që prokuroria vazhdon pa fokus në punën e saj. Ky është një proces i qëllimshëm që këta burra të rrijnë në paraburgim. Ne nuk e dijmë se kur do të fillojnë hetimet e tyre. Dokumentet bazë të këtij tribunali që e bëjnë të qartë që tribunali u themelua për të gjykuar akuzat e përshkruara anembanë të raportit të Dick Martit, raport krejtësisht politik. Ai shkroi një raport që përfshinte akuzat më absurde dhe më të paimagjinueshme”, tha Emmerson.

Përplasje me prokurorinë patën edhe avokatët e Thaçit. Roberts dhe Keohe u ankuan për zvarritje të procedurave.

“Unë do të them shkurtimisht pozicionin tim për nxjerrjen e informacionit. Një ndër gjërat që u tha këtu është që neve e kemi keqkuptuar kuadrin ligjor për nxjerrjen e materialeve. Në vendimin kornizë tuajën ju i keni kërkuar prokurorisë që t’i nxjerrë të gjitha materialet sipas rregullës 102 B në maj të këtij viti. Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga ky afat. Sa herë që ne vijmë këtu në këtë konferencëë është që prokuroria kërkon zgjatje të afateve kohore dhe jemi në një situatë të tillë ku po ecim me ritme shumë të ngadalta. Unë vet nuk jam vrapues mirëpo po e vërej që po na largohet pika e mbërritjes”, tha avokati Roberts.

Ndërsa avokati Gregory Keohe e quajti “qesharake” qasjen e prokurorisë duke vënë në dukje se Prokuroria në fillim pretendonte që gjykimi të niste në verën e këtij viti.

“Është shokuese për mua pozicioni i ZPS-së. Jam i sigurt që edhe ju zoti gjykatës jeni mërzitur nga kjo. Klientët tanë janë burgosur që nga viti i kaluar. Avokati koleg sapo na tha që afati fillestar ishte maji. E kuptoj zoti gjykatës që e keni shtyer. Çfarë ka ndodhur. Që nga konferenca e parë ne kemi marë 1 mijë e 732 dokumente teksa mbrëmë kemi marrë mbi 200 dokumente. Jam dakord me Roberts. Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje. Tani na kërkohet që afati të shtyhet deri më 31 janar. Flitej që gjykimi do të fillonte në këtë vit, teksa tani dëgjojmë këtë kërkesë për shtyerje. Klienti im është në burg. Kjo është qesharake. Duhet të ketë një pikë ndalëse. Ata kanë vendosur që t’i ndalojnë këta burra”, tha Keohe. /Lajmi.net/