Çështja e Presidentit, Kusari-Lila: Shpresojmë të mos ketë zgjedhje, do të sjellin ngecje në funksionet vitale të shtetit tonë
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila pas mbledhjes së Qeverisë sot ka folur para mediave. Ajo është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me çështjen e Presidentit dhe një zgjidhje të mundshme, për çka ka thënë se nga opozita nuk kishte propozime apo iniciativë për të zgjidhur këtë çështje. “Në asnjë rast…
Lajme
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila pas mbledhjes së Qeverisë sot ka folur para mediave.
Ajo është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me çështjen e Presidentit dhe një zgjidhje të mundshme, për çka ka thënë se nga opozita nuk kishte propozime apo iniciativë për të zgjidhur këtë çështje.
“Në asnjë rast deri më tani nga të gjitha takimet me LDK-në, PDK-në, nuk ka pasur propozime apo nuk ka pasur iniciativë për të zgjidhur çështjen e presidentit, apo për të dhënë emër konkret”, ka thënë Kusari Lila.
Ajo ka thënë se shpreson që do të ketë një marrëveshje që vendi të mos shkoj në zgjedhje.
“Ne gjithë shpresojmë që do të ketë një marrëveshje përkundrejt se kjo është kompetencë e kryeministrit që zhvillon këto takime, dhe vendi të evitojë ajo që më së paku të nevojshme, fare të panevojshme, shkuarjen në zgjedhje. Zgjedhjet të reja përveçse kosto, do të kenë ngecje në funksionet vitale të shtetit tonë. Kemi parë përpjekje vetëm nga njëra anë”, tha Kusari-Lila.