Çështja e buxhetit nga Ministria e Financave, Përparim Rama i drejtohet Kushtetueses
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për siç tha cënimit buxhetor që Ministria e Financave po i bën kryeqytetit. Ai tha se mosbartja e buxhetit nga Ministria e Financave është shkelje kushtetuese. “Kjo qeveri po e bllokon punën në kryeqytet”, tha Rama para gazetarëve. Kujtojmë se prej tash e…

Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për siç tha cënimit buxhetor që Ministria e Financave po i bën kryeqytetit.
Ai tha se mosbartja e buxhetit nga Ministria e Financave është shkelje kushtetuese.
“Kjo qeveri po e bllokon punën në kryeqytet”, tha Rama para gazetarëve.
Kujtojmë se prej tash e disa muajve, Komuna e Prishtinës po akuzon pushtetin qëndror për mos bartjen e buxhetit për kryeqytetin.
Ndërkohë ministri në detyrë i Financave Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati kishte thënë se komuna ishte vonuar në miratimin e buxhetit.
“Buxheti komunal duhet të miratohet nga asambleja komunale deri më 30 shtator, në mënyrë që të përfshihet në Ligjin e Buxhetit që Qeveria ia dërgon Kuvendit më së voni më 31 tetor”, kishte shkruar Murati.